Besfort Zeneli sot bëri debutimin e tij në kampionatin Botëror me Kombëtaren e Suedisë në ndeshjen ndaj Holandës.
Ish-lojtarin e Kosovës U/21, në një intervistë për gazetarin Arlind Sadiku nga ShBA, u shpreh i lumtur me debutimin e tij, ndërsa tha se në Botëror nuk përfaqëson veç Suedinë, por edhe Kosovën.
Unë gjithmonë e reprezentoj Suedinë dhe Kosovën, unë jam i lindur në Suedi por prindërit e mi vijnë nga Kosova dhe çdo vit e vizitojmë Kosovën”, u shpreh Zeneli.
Suedia shënoi humbje të thellë nga Holanda me rezultat 5-1, ndërsa skandinavët renditet në pozitën e dytë të grupit F, kurse Holanda është në pozitën e parë.






