Zemaj: Votimi për president është puç kushtetues në Kuvend

- Advertisement -

Armend Zemaj, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka reaguar ashpër ndaj procesit të votimit për presidentin, duke e cilësuar atë si shkelje të rëndë kushtetuese.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka akuzuar se ajo që po ndodh në Kuvendin e Kosovës përbën “puç kushtetues”, ndërsa për ta ilustruar këtë qëndrim ka publikuar edhe një fragment të dokumentuar ligjor mbi procedurat e zgjedhjes së presidentit.

“Kjo është puç kushtëtues!”, ka shkruar Zemaj, duke ngritur shqetësime për mënyrën se si po zhvillohet votimi dhe respektimin e rregullave kushtetuese në këtë proces.

Sipas tij, procedura aktuale bie ndesh me standardet dhe kushtet e përcaktuara për zgjedhjen e presidentit, duke e bërë situatën politike edhe më të tensionuar.

Të ngjashme

Të fundit