Eugen Cakolli nga KDI përmes një postimi në Facebook është shprehur se votimi pa praninë e së paku 80 deputetëve, sipas tij është shkelje e pastër kushtetuese.
Ai u shpreh se edhe çdo përpjekje nesër për të vazhduar me raunde të tjera pa përmbushjen e kuorumit të kërkuar kushtetues, tha se cenon drejtpërdrejt rendin kushtetues.
“Edhe vetë mbajtja e raundit të votimit, pa praninë e së paku 80 deputetëve – e cila është dashur të verifikohet përmes votimit për pjesëmarrje (sikur në seancën e 5 marsit) – përbën shkelje të pastër kushtetuese”.
“Çdo përpjekje nesër për të vazhduar me raunde të tjera pa përmbushjen e kuorumit të kërkuar kushtetues cenon drejtpërdrejt rendin kushtetues”, ka shkruar Cakolli.






