Ai në emisionin “Info Nata” në tëvë1 tha se dorëheqja e paraqitur nga vetë Latifi ishte një mbulesë ndaj “raportit të keq të krijuar mes ministrit dhe njerëzve të Lëvizjes Vetëvendosje”.
“Duket që për Qeverinë kjo ishte në rregull deri në shkarkimin e ministrit të dytë dhe formimin e Komisionit ekzekutiv. Dorëheqja dukej që ishte mbulesë e këtij raporti të krijuar brenda kësaj mazhorance mes ministrit Latifi, njerëzve të LVV dhe eksponentëve politik”, tha ai.
Sipas tij, gjatë periudhës së Qeverisë Kurti asnjëherë nuk ka pasur ministër të Shëndetësisë sepse nuk ka pasur vizion e menaxhim adekuat.
“Po për ne si parti opozitare, por edhe si përvojë nga e kaluara asnjëherë nuk ka pasë ministër të Shëndetësisë në këtë qeveri në kuptimin se kur nuk ke program s’ke vizion dhe menaxhim adekuat kur titullari e hup rëndësinë edhe politike organizative edhe përgjegjesinë që ka para qytetarëve e institucioneve”, tha ai.
Zemaj deklaroi se mungesa e një ministri në këtë fushë ka krijuar edhe probleme të brendshme kolegjiale e menaxheriale.
“Tash këto hallkat e shkëputura në këtë qeveri i kanë rritë këto probleme aq sa i kanë kriju edhe problematikë të brendshme kolegiale menaxheriale dhe grupet e interesit, nuk duket se janë më të forta edhe në kuptimin korruptiv por edhe tendencën për të kapur sektore të rëndësishëm brenda këtij sektori në tërësi dhe kjo është skandalozja edhe në kuptimin e brendshëm dhe mungesa e titullarit e jep këtë pasqyrë të keqë”, shtoi ai./teve1.info/