9.8 C
New York
Monday, December 9, 2024

Buy now

Bideni konfirmon marrëveshjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut

- Advertisement -

Presidenti amerikan Joe Biden ka njoftuar se është arritur një marrëveshje armëpushimi për t’i dhënë fund dhunës në Liban mes Izraelit dhe Hezbollahut.

Biden ka thënë gjithashtu se Izraeli “ruan të drejtën për vetëmbrojtje” nëse Hezbollahu “ose dikush tjetër” thyen marrëveshjen e sapo shpallur.

“Më lejoni të jem i qartë, nëse Hezbollahu ose dikush tjetër thyen marrëveshjen dhe përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për Izraelin, atëherë Izraeli ruan të drejtën për vetëmbrojtje, në përputhje me ligjin ndërkombëtar”, ka thënë ai.

Marrëveshja “paralajmëron një fillim të ri për Libanin” dhe ndihmon kombin të ruajë sovranitetin e tij, tha Biden.

Ai shtoi se asnjë trupë amerikane nuk do të vendoset në Libanin jugor.

Biden shtoi se populli i Gazës gjithashtu “meriton përfundimin e luftimeve dhe zhvendosjes” ndërsa sulmet izraelite vazhdojnë në atë territor të rrethuar, raporton CNN.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit