8.1 C
New York
Tuesday, December 10, 2024

Buy now

Manaj: Kurtit i dështoi plani për kapjen e sistemit të drejtësisë – LDK-ja e ndali

- Advertisement -

Kandidati i LDK-së për deputet, Shkëmb Manaj, ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës, duke theksuar se komunat që udhëhiqen nga LDK-ja, si Istogu, po hasin në pengesa të jashtëzakonshme nga qeveria.

Ai theksoi se edhe pse buxheti për katër vitet e fundit ka qenë 12 miliardë euro, asnjë projekt madhor nuk është dërguar për komunën e Istogut.

“Komuna e Istogut është duke bërë punë shumë të mirë, por ka pengesa të jashtëzakonshme nga Qeveria. Nuk ka një projekt madhor, i cili është dërguar nga Qeveria e Republikës së Kosovës për komunën e Istogut, edhe pse buxheti për katër vite ka qenë për 12 miliardë euro, nuk kanë investuar në asnjë projekt madhor”, tha Manaj.

Manaj thotë se, kjo qasje është e papranueshme teksa shton se “buxheti është i shtetit, jo i VV-së”.

“Është për qudi që një Qeveri e Kosovës të jetë kaq bllokuese e proceseve dhe investimeve në komuna. Kjo qasje e Qeverisë në komunat që udhëhiqen nga LDK-ja, është për të ardhur keq sepse një Qeveri e Kosovës do të duhej të ishte e përgjegjshme, sepse buxheti është i shtetit, jo i VV’së”, tha Manaj.

Manaj foli edhe për sistemin e drejtësisë, ku tha se akuzat e kryeminsitrit Kurti, kinse “opozita ka bllokuar proceset e drejtësisë”, nuk qëndrojnë.

Sipas tij, krejt çka ka bërë opozita është se kanë arritë ta ndalojnë Kurtin dhe Qeverinë e tij ta kapin këtë sistem.

“Akuzat e Kurtit se ne kemi bllokuar proceset e drejtësisë janë të paqëna dhe vijnë sepse ata kanë dështuar në këtë drejtim. Qeverisja e Albin Kurti nuk ka pasë asnjëherë qëllim që ta reformojë sistemin e drejtësisë, por mendoj që në emër të reformës së drejtësisë, ka tentuar ta kapë sistemin e drejtësisë, Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe atë Gjyqësor”, tha Manaj per Gazeta Blic.

“Ne ja kemi arritë që ta ndalojmë Kurtin për ta kapur sistemin e drejtësisë, sepse nuk jemi ndalur në këtë proces, i kemi ndjekur të gjitha rrugët ligjore. Të gjitha këto parandalime që të kapet ky sistem, i kemi bërë përmes Gjykatës Kushtetuese”, shtoi ai.

Sipas Manajt, kjo Qeveri, qysh nga fillimi i mandatit, ka pasë vetëm një qëllim kryesor, kapjen e sistemit të drejtësisë, kjo sipas tij, nuk ka qenë veç për shkak të mos-dijës.

“Unë jam i bindur që kjo Qeveri, këto reforma i ka bërë me qëllim sepse nuk ka pasë vullnet për ta reformuar sistemin e drejtësisë, por vullneti i saj ka qenë për ta kapë atë”.

“Këta nuk dijnë me qeverisë, kanë mungesë të përvojës institucionale, por vullneti i tyre kryesor ka qenë kapja e sistemit të drejtësisë, pra, nuk ka qenë vetëm për shkak të mos-dijës. Fitorja më e madhe për ne, ka qenë ndalja e aprovimeve të ligjeve në kundërshtim me Kushtetutën, ne këtë e kemi bërë për ta ruajtur sistemin e drejtësisë dhe jo për triumfe”, përfundon Manaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit