Zemaj reagon ndaj deklaratës së Daçiqit për Prizrenin: Retorikë kërcënuese, kërkon reagim institucional nga NATO

- Advertisement -

Ambasadori i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, Astrit Zemaj, ka reaguar pas deklaratave të Ivica Daçiqit, i cili më 7 tetor, në Rashkë të Serbisë, deklaroi se “herët a vonë flamuri serb do të valojë mbi Prizren”, duke përsëritur pretendimet se Kosova nuk do të jetë kurrë e pavarur.

Në reagimin e tij, Zemaj e ka cilësuar këtë deklaratë si gjuhë nacionaliste kërcënuese, e cila, sipas tij, vë në pikëpyetje realitetin shtetëror të Kosovës dhe rrezikon sigurinë rajonale.

Ai ka vlerësuar se një retorikë e tillë i përket epokës së Slobodan Millosheviqit, kur nacionalizmi agresiv serb u shoqërua me luftëra, shkatërrime dhe katastrofë humanitare në Ballkan.

“Ne do të jemi këtu. Republika e Kosovës do të jetë këtu, për dallim nga Serbia që është proksi i Rusisë në Ballkan, vendi ynë është rreshtuar përkrah Shteteve te Bashkuara të Amerikës, NATO-s, Bashkimit Evropian dhe Aleatëve tanë. Me përkushtim do të vazhdojmë të jemi partnerë kyç në mbrojtjen e paqes, lirisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe në këtë pjesë të Evropës” shkroi ai.

Ky është postimi i plotë i tij:

 

Të ngjashme

Të fundit