Zemaj, Kurtit: Një president me vlera e merita nuk do ta lejonte një Albin të tillë

- Advertisement -

Deputeti i Lidhjes Demokratike, Armend Zemaj, ka reaguar përmes një postimi lidhur me deklarimet e Albin Kurtit për kërkimin e një presidenti me vlera, kontribute dhe merita.

Sipas deputetit të LDK-së, një figurë e tillë presidenciale nuk do të toleronte veprimet e Kurtit.

“Albin Kurti duke kërkuar një president me vlera, kontribute dhe merita!!!! Qysh po i bie kjo tash, derisa vendi po mbahet pa institucione funksionale dhe në mospërputhje me Kushtetutën. Një president i tillë, në fakt, nuk do ta lejonte një Albin të tillë,“ ka shkruar Zemaj.

Të ngjashme

Të fundit