Bllokada institucionale, Tahiri i PDK-së: Gjithçka skenar, Kurti po bën filma tragjikë e komikë

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, duke e akuzuar për bllokim të institucioneve dhe zgjatje të krizës politike në vend.

Tahiri, në “Edicionin Special” në Klan Kosova, tha se veprimet e Kurtit janë pjesë e një “skenari politik”, për të cilin pretendoi se po prodhon krizë të vazhdueshme institucionale.

“… në mëngjes mundet me funksionalizu Kuvendin, nuk e bën sepse janë skenarë të dramave e të filmave, edhe komikë. Po më shumë janë tragjikë sesa komikë. Që dy vjet ne flasim për sfidë e betejë politike. Pse flasim për sfidë dhe betejë politike? Se Albin Kurti e ka fuqinë e madhe popullore dhe ai e ka mundësinë me e blloku edhe në vazhdimësi me e zgjat krizën politike. Kur Albin Kurti ka qenë në opozitë, e ka pas numër të vogël të votave, ai ka qenë edhe atëherë destruktiv, edhe atëherë ka qenë pengues, por ka qenë shumë i vogël, shumë i parëndësishëm edhe në tavolinat vendimmarrëse ku janë marrë vendimet e mëdha për Kosovën, nuk ka marrë erë. Fatmirësisht që s’ka mundur me qenë ato tavolina vendimmarrëse se as flamurin e Kosovës nuk e ka njohur”, deklaroi Tahiri.

Deputeti i PDK-së u shpreh se mosfunksionalizimi i Kuvendit po ndikon në të gjitha institucionet e tjera të shtetit.

Ai e cilësoi qasjen e pushtetit si “abuzuese” dhe “kërcënim për rendin kushtetues”.

Të ngjashme

Të fundit