9.1 C
New York
Tuesday, November 10, 2026

Buy now

Zemaj kritikon Qeverinë për punësimin e mjekëve: 534 janë të papunë, 91 prej tyre specialistë

- Advertisement -

Zemaj, ish-ministër i Shëndetësisë, ka akuzuar ekzekutivin se po e ngatërron procesin e licencimit të mjekëve me punësimin e tyre në sistemin publik shëndetësor.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se licencimi është proces administrativ dhe nuk mund të paraqitet si rezultat i punësimit.

“Një qeveri që nuk bën dallimin ndërmjet licencimit dhe punësimit të mjekëve në sistemin publik shëndetësor, po përpiqet ta paraqesë një proces administrativ si rezultat të punësimit. Çfarë të themi!!! Praktikantë të përhershëm në premtime, por premtimet nuk janë rezultate”, ka shkruar Zemaj.

Ai ka publikuar edhe shifra për numrin e mjekëve të papunë në Kosovë, duke pretenduar se 534 mjekë janë pa punë, prej të cilëve 91 janë specialistë.

Zemaj ka vënë në pikëpyetje edhe shifrat e Qeverisë për mjekët e kthyer nga jashtë dhe të punësuar në institucionet publike shëndetësore.

“534 mjekë figurojnë të papunë në Kosovë. 91 mjekë specialistë janë të papunë. Ndërsa, sa u përket mjekëve të kthyer nga jashtë dhe të punësuar me kontrata të rregullta në institucionet publike shëndetësore gjatë qeverisjes së VV-së, jo 171, por as një numër dyshifror nuk po arrijnë ta dëshmojnë”, ka deklaruar ai.

Deri më tani, në këtë reagim nuk është përfshirë një përgjigje nga Qeveria lidhur me pretendimet e deputetit të LDK-së. /Lajmi.net/

Të ngjashme

Të fundit