12.6 C
New York
Thursday, May 1, 2025

Buy now

Zemaj i përgjigjet Pecit, i cili tha se “LDK është kthyer në një shoqëri aksionare”: Mjer ai që e ka lëshu LDK

- Advertisement -

Deputeti i LDK’së, Armend Zemaj pak para seancës konstitutive të Kuvendit ka folur për refuzimin e ftesës së Kurtit nga partia e tij.

Ai thotë se letra e Kurtit është sa për të vazhduar mashtrimin e takimeve të tilla.

“Përgjigjen e gjeni në letrën e Kurtit. Letër e cila është sa për të vazhduar mashtrimin e takimeve të tilla. Sepse takime të tilla për zgjidhjen e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit nuk bëhen në këtë formë. Por, janë vetëm sa për të treguar në mendjen e tyre fuqinë politike, por jo zgjidhjen brenda Kuvendit ashtu sic e kërkon Kushtetuta.

Tutje, ai iu përgjigj edhe Pecit i cili deklaroi më parë se LDK është kthyer në një shoqëri aksionare.

I mjeri ai i cili e ka lëshu LDK’në edhe akoma e ka atë dëshirën dhe vullnetin apo dashurinë për LDK’në, por ky është realitet tjetër. LDK i ka organet, strukturat e saj – e për përgjigjet tjera shihemi në seancë që kërkohen 61 vota”, deklaroi Zemaj i LDK’së

Të ngjashme

Të fundit