Partitë opozitare kanë pasur kritika në adresë të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia. Sipas tyre, përkundër rritjes së buxhetit për barna esenciale, ato mungojnë në spitale dhe blihen deri në 400 për qind më shumë.
Krahas çmimit të barnave, kritikë e opozitës ishin edhe mungesa e investimeve kapitale dhe ikja e profesionistëve shëndetësor.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Armend Zemaj ka kritikuar Qeverinë Kurti dhe ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia, duke thënë se është rritur buxheti për barna por ato po mungojnë në spitale. Sipas tij, barnat po blihen më shtrenjtë deri në 400 për qind më shumë.
“Ligji për çmimet e barnave, ka ndikim nga mafia farmaceutike. E kemi përkrahur anulimin e listës. Por sot akoma ligji nuk është në fuqi. Është rritur buxheti për barna, por pse ka mungesë më të madhe të barnave sepse blerja e tyre është 400 % më e shtrenjtë. Këto janë evidente”, ka deklaruar Zemaj.
Ai ka thënë se nuk mund të flitet për reforma sepse nuk ka reformë në legjislacionin e shëndetësisë.
“Ju mund të thoni që ka ligj të ri për shëndetësi, por nuk ka ligj të ri për shëndetësi. Nuk e kemi në Kuvend. Nuk ka as ligje tjera, atij për sigurime shëndetësore. Ligj i shumë pritur por me të njëjtat defekte. Miratimi dhe implementimi i tij duket se është jetëgjatë”, ka deklaruar Zemaj.
“Është raporti i progresit e ka thënë se në shëndetësi nuk ka progres. Është e vërtetë na ke thënë se do ta rishikojmë agjendën legjislative, nuk e keni bërë.
Njëjtat defekte, është në prag zgjedhor dhe kjo është menduar ashtu siç e keni deklaruar edhe ju. Për tema tjera siç është Sistemi Informativ Shëndetësor, nuk na thatë asgjë dhe siç duket nuk është bërë asgjë”.
“Largim të mjekëve e infermierëve. Ju thatë se është funksionalizuar implanti në Stomatologji dhe nuk e di a është duke të të mashtruar ty dikush apo ju po na mashtroni neve sepse ne e dimë që vetëm dy impliante janë përfunduar”, u shpreh Zemaj, teksa vazhdoi me kritika tjera.
“Ligji për çmime të barna, ka ndikim nga mafia farmaceutike. E keni përkrahur anulimin e listës. Por sot akoma ligji nuk është në fuqi, është rritur buxheti për barna por pse ka pas mungesë më të madhe të barnave sepse blerja e tyre është 400% më e shtrenjtë. Këto janë evidente”, u shpreh tutje Zemaj.
Për ikje të profesionistëve shëndetësor, ministri Vitia, e mendon të kundërtën. Konsideron se është shumëfishuar numri i mjekëve të kthyer në Kosovë.
“Janë kthyer në Kosovë, janë kthyer për të kontribuar. Ata që kanë ikur më herët, po vazhdojnë të kthehen. Keni dy raste në Pejë ku janë kthyer dy mjekë”, u shpreh Vitia.
Përplasje ndërmjet Vitisë dhe Zemajt ishte edhe përcaktimi i çmimit tavan. Sipas Zemajt, ish-këshilltarë të ministrit Vitia aktualisht punojnë në kompanitë farmaceutike, derisa tha se sa ishin në Ministri lobonin për favor të kompanive farmaceutike