Kryesia e Kuvendit cakton seancën e radhës, Çitaku në krye të grupit punues për Strategjinë për Hagën.
Kryesia e Kuvendit ka vendosur që të enjten, në orën 10:00, të mbahet seanca e radhës, në rendin e ditës të së cilës do të jetë edhe formimi i Komisionit për përzgjedhjen e kandidatëve për Bordin e RTK-së.
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, pas mbledhjes bëri të ditur se nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, është caktuar në krye të grupit punues për hartimin e strategjisë së Kosovës për Dhomat e Specializuara në Hagë.
“Kuvendi i Kosovës duhet të japë kontribut maksimal. Do të ftohen edhe ekspertë të fushës që mund të japin kontributin e tyre. Vlerësoj se është rruga e duhur për përballjen e Kosovës në këtë proces të padrejtë”, ka thënë Haxhiu.






