Jehona Lushaku-Sadriu propozohet si anëtare në Grupin Punues të Apelit në Hagë

- Advertisement -
Deputetja Jehona Lushaku-Sadriu është e propozuara e Lidhjes Demokratike të Kosovës për anëtare në Grupin Punues të Apelit në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së.

Ndërkohë, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se Vlora Çitaku, në cilësinë e nënkryetares së Parlamentit, është caktuar anëtare në këtë grup.

Nga Vetëvendosje do të jetë anëtar deputeti Adnan Rrustemi, ndërsa nga Aleanca Bekë Berisha.

Kurse zëvendëskryeministri i parë, njëherësh Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, do të kryesojë Grupin Punues

Të ngjashme

Të fundit