Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara kanë përfituar një përvojë të jashtëzakonshme ushtarake nga lufta në Ukrainë, pa paguar çmimin me jetët e ushtarëve amerikanë.
“Amerika mori përvojën. Të gjithë përvojën e kësaj lufte”, tha ai, duke shtuar se edhe gjeneralët amerikanë e kanë pranuar tashmë rëndësinë e kësaj eksperience.
Sipas tij, përvoja e fituar nga Ukraina në fushën e betejës do t’i duhej SHBA-së shumë vite për t’u krijuar në kushte të tjera.
“Pa përvojën tonë, Amerikës do t’i duheshin 10 apo 20 vjet për të arritur në këtë nivel. Ne e kemi paguar këtë çmim”, u shpreh lideri ukrainas.
Zelensky foli gjithashtu për marrëveshjen e bashkëpunimit për dronët mes Ukrainës dhe SHBA-së, duke e cilësuar atë si një marrëveshje ku përfitojnë të dyja palët.
Ai tha se Ukraina do të ndërtojë një fabrikë të madhe në Shtetet e Bashkuara për prodhimin e këtyre teknologjive.
Marrëveshjet për teknologjinë ushtarake dhe dronët janë bërë një nga fushat kryesore të bashkëpunimit mes Kievit dhe Uashingtonit, ndërsa lufta në Ukrainë ka ndryshuar ndjeshëm mënyrën se si ushtritë moderne përdorin sistemet pa pilot në fushën e betejës






