Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i pyetur nga gazetarët mbi vlerësimin e tij pas bisedimeve të zhvilluara sot, ka theksuar se Ukraina kërkon t’i japë fund kësaj lufte sa më shpejt që të jetë e mundur dhe se Kievi është i gatshëm për negociata.
Kreu i shtetit ukrainas nënvizoi se, ndonëse Ukraina nuk po mposhtet në fushëbetejë, kostoja njerëzore mbetet e rëndë për shkak të agresionit të vazhdueshëm rus, raporton BBC
Natyrisht, ne nuk po e humbim këtë luftë, por po humbim njerëz sepse Rusia sulmon”, deklaroi Zelensky.
Ai shtoi po ashtu se shpreson që partnerët ndërkombëtarë, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të ndihmojnë në përmbylljen përfundimtare të kësaj lufte.
Këto komente presidenti ukrainas i bëri pas përmbylljes së konferencës për media të liderëve evropianë rreth zhvillimeve më të fundit diplomatike dhe mbështetjes për Ukrainën






