-1.4 C
New York
Saturday, December 21, 2024

Buy now

Zelensky javën e ardhshme shkon në SHBA – pritet të takohet me Joe Biden, Kamala Harris dhe Donald Trump

- Advertisement -

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të takohet me kandidaten demokrate për president të SHBA-së, Kamala Harris gjatë vizitës së tij të ardhshme në Uashington.

Takimi është planifikuar për javën e ardhshme, ku Zelensky pritet t’i prezantojë presidentit Joe Biden planin e tij të fitores.

Ky plan përfshin aspiratat e Ukrainës për anëtarësim në NATO dhe BE, marrëveshje ekonomike dhe sigurie, si dhe kërkesat për furnizime të vazhdueshme me armë të avancuara.

Përveç takimit të tij me Harris, Zelensky ka të ngjarë të takohet edhe me kandidatin republikan Donald Trump, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Kur u pyet për një takim të mundshëm me Zelensky gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Trump tha, “Ndoshta po”, siç raportohet nga Reuters, megjithëse ai nuk dha detaje të mëtejshme.

Të dy folën për herë të fundit me telefon në korrik, por nuk janë takuar personalisht që nga presidenca e Trump nga 2017 deri në 2021.

Zelensky është planifikuar t’i drejtohet Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Shtetet e Bashkuara më 25 shtator, ku ai planifikon të prezantojë planin e tij të fitores.

Plani tashmë është shqyrtuar nga Shtëpia e Bardhë dhe konsiderohet një opsion përgjithësisht i zbatueshëm, sipas ambasadores së SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield.

Agresioni rus mbi Ukrainë ka vazhduar për më shumë se 30 muaj dhe njoftimi i Zelenskyt erdhi pasi Ukraina kontrollon pjesë të rajonit të Kurskut të Rusisë dhe ndërsa Moska ka bërë presion për një avancim në Ukrainën lindore.

Zelensky theksoi rëndësinë e prezantimit të këtij plani si për Harris ashtu edhe për Trump, duke thënë: “Ne nuk e dimë se kush do të jetë president, por ne me të vërtetë duam ta përmbushim këtë plan”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit