Sekretari Rubio: Serbia e përfshirë në çështje potencialisht problematike dhe shpërthyese

- Advertisement -

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, u tha gazetarëve në Nju-Jork se vendi i tij “dëshiron të thellojë” partneritetin strategjik me Serbinë dhe shprehu shpresën se do të “ketë mundësinë” ta vizitojë këtë vend, por gjithashtu vuri në dukje se Serbia është e përfshirë në “çështje potencialisht problematike dhe shpërthyese që po tërheqin vëmendjen ndërkombëtare”, raporton Radio Evropa e Lirë.

Ai vuri në dukje se zyrtarë nga Departamenti i Shtetit dhe agjenci të tjera qeveritare e kishin vizituar tashmë Serbinë.

“Shpresoj të kem mundësinë ta vizitoj edhe unë”, tha Rubio.

Në korrik, SHBA-ja dhe Serbia nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi për infrastrukturën energjetike dhe sigurinë rajonale të energjisë, si pjesë e një procesi të dialogut strategjik të mbajtur në Uashington.

Të ngjashme

Të fundit