Zelensky: Gjatë javës pritet të merren vendime të rëndësishme për Ukrainën

- Advertisement -

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensy ka deklaruar se gjatë kësaj jave pritet të merren vendime të rëndësishme për vendin e tij.

Ai ka thënë se vazhdon të jetë në kontakt me të gjithë partnerët e Ukrainës, që mund ta ndihmojnë shtetin e tij, duke përfshirë siç ka thënë ai, edhe bisedimet që do t’i ketë me përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian.

“Do të ketë paketa mbështetëse për Ukrainën dhe po bëjmë gjithashtu përparim në negociatat për anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian. Këtë javë pritet të hapen dy grupe negociuese. Dy të tjera u hapën gjatë verës dhe ne synojmë t’i hapim të gjashta grupet deri në fund të vitit.”, ka thënë ai në një adresim në rrjetet sociale.

Zelensky ka thënë se ky është plani dhe prioriteti i shtetit të tij.

“Kjo përbën mbështetje politike dhe morale për popullin tonë. Është dëshmi se rruga e Ukrainës drejt shndërrimit në një vend evropian normal dhe të fortë është e pakthyeshme. Po punojmë gjithashtu për të siguruar mbështetje të plotë financiare për Ukrainën dhe ukrainasit, si dhe për të garantuar përmbushjen e marrëveshjeve tona me Evropën.”, ka thënë ai.

Të ngjashme

Të fundit