Në mesin e tyre, partia e udhëhequr nga Ardian Gjini, ka deklaruar se qëndron fuqishëm në mbrojtje të luftës çlirimtare, duke kërkuar me ngulm që ndihma ligjore për krerët e UÇK-së të trajtohet me seriozitetin më të lartë shtetëror.
Sipas kësaj partie, ky proces duhet të zhvishet menjëherë nga interesat dhe përzierja e politikës ditore.
“Aleanca rikonfirmon pozicionin e saj të palëkundur si një zë i fuqishëm dhe konsistent opozitar. Përballë keqqeverisjes, ne nuk do të mjaftohemi vetëm me kritikë, por do të mbrojmë interesin shtetëror duke ofruar alternativa konkrete dhe të matshme për vendin.”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, Aleanca ka thënë se është diskutuar fuqizim i strukturave partiake, duke mobilizuar ato, bashkë me propozim-statutin dhe programin, që pritet të paraqitet në ditët në vazhdim.






