6.3 C
New York
Friday, April 26, 2024

Buy now

Zelensky: 800 mijë ndërtesa janë shkatërruar që nga fillimi i luftës

- Advertisement -

“800,000 ndërtesa janë shkatërruar në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus”.

Kështu ka deklaruar presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në fjalimin e tij në Konferencën e Luganos për rindërtimin e Ukrainës, shkruan la repubblica.

“Shkollat, universitetet, kopshtet u shkatërruan, duke ndikuar në sistemin tonë arsimor”, tha Zelensky,

“79 qendra spitalore janë bombarduar”.

Sipas presidentit ukrainas, hedhja e raketave ndaj objektivave civile nuk është një taktikë ushtarake, por është metodë e një shteti terrorist që dëshiron të tregojë se ne nuk mund të zgjedhim në mënyrë demokratike.

“Më shumë se 12 milionë ukrainas janë detyruar të largohen në vende të tjera ose janë zhvendosur”, përfundoi Zelensky.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit