11.9 C
New York
Friday, April 19, 2024

Buy now

Ursula von der Leyen: Nuk mund të lejojmë Rusinë të minojë ekzistencën e Ukrainës

- Advertisement -

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, deklaroi sot se qëllimi i Kremlinit është shkatërrimi ushtarak, politik dhe ekonomik i Ukrainës.

Ajo tha se Rusia donte të minonte vetë ekzistencën e Ukrainës si shtet dhe kjo nuk mund të lejohej të ndodhte.

BE do të krijojë një platformë për të bashkërenduar rindërtimin e Ukrainës sapo të përfundojë lufta, shtoi ajo.

Platforma do të përdoret për të hartuar nevojat për investime, për të koordinuar veprimet dhe burimet, tha ajo në Konferencën e Rimëkëmbjes së Ukrainës në Zvicër.

BE-ja ka mobilizuar rreth 6.2 miliardë euro në mbështetje financiare që nga fillimi i pushtimit rus, tha presidentja e KE.

“Dhe… më shumë do të vijnë. Ne do të angazhohemi në mënyrë thelbësore në rindërtimin afatmesëm dhe afatgjatë”, thekosi ajo. 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit