5.7 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Zeka: Vrasjen e Fatonit po e rendojnë gomarët e politikes, po e vrasin më keq se plumbat e policisë serbe

- Advertisement -

Gazetari Milazim Zeka ka kritikuar sjelljen e qeveritarëve të Kosovës në raport me vrasjen e Faton Hajrizit.

Ai ka vlerësuar se me deklarimet e tij zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e ka renduar këtë vrasje.

Në profilin e tij në “Facebook”, Zeka ka shkruar se zyrtarët qeveritarë duhet të heshtin.

“Tragjedi shume e rende, qe po e rendojne gomaret e politikes. Familjes Hajrizi te Klines te Ulet ne Skenderaj, qe 24 vite nuk ju kane nda zullumet, fillimisht nga UNMIK-u, pastaj nga EULEX-i, nga qeverite, tash edhe nga Serbia. Ne vend qe te pakten te heshtin zyrtaret e shtetit e te bashkendjejme me ate familje, shume nga ne, me gojen e shthurur, po e vrasim Fatonin me keq se sa plumbat e policise serbe”, ka shkruar ai.

Sipas tij, përgjegjës për vrasjen e Faton Hajrizit është edhe shteti i Kosovës.

“Per Faton Hajrizin, po e citoje te pavdekshmin Adem Demaçi: “Njeriu mundet me e perbalt krejte biografine pak para se me vdeke”! Pavaresisht gabimeve te Fatonit, per te cilat eshte fajtor vetem shteti i Kosoves, ai ka vdekur si nje njeri, i cili besonte ne çdo gje te cilen e kishte deklaruar publikisht. Qeveria e Kosoves nuk guxon te ndikohet nga deklaratate e zyrtareve te Serbise. Fatoni ka qene banor i Kosoves, jo i Serbise”, ka shkruar Zeka.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit