Zeka për vizitën e Jakup Krasniqit: No comment, as Jugosllavia e Titos nuk i ka trajtuar të burgosurit politikë kaq çnjerëzisht

- Advertisement -

Gazetari Milaim Zeka, ka folur për vizitën e Jakup Krasniqit në Kosovë, i cili po qëndron nën mbikëqyrje të rreptë të EULEX-it.

Duke komentuar pamjet e publikuara në media gjatë ditës së djeshme dhe sot, Zeka ka shprehur emocionet e tij për trajtimin e Krasniqit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së nga Gjykata Speciale.

Zeka ka thënë se Krasniqin e njeh që nga viti 1981, kur të dy kishin marrë pjesë në protestat e 2 prillit , kur ishte  nxënës i gjimnazit.

“Unë bacën Jakup e njoh prej kur kam qenë nxënës i gjimnazit, kemi qenë në të njëjtën protestë, 2 prill 1981. Një prej njerëzve më të mirë që i kam njohur, o shokues dhe no comment”, ka deklaruar Zeka.

Ai ka bërë një krahasim mes trajtimit të të burgosurve politikë shqiptarë në kohën e Jugosllavisë dhe trajtimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

“As Jugosllavia e Titos të burgosurit politikë s’na ka trajtuar kaq çnjerëzisht, siç po e trajton Gjykata Speciale Jakup Krasniqin, krejt ata në Hagë. Shqiptarët me kajtë thonë pse po qan, me qeshë pse po qesh. Çdo njeri ndjen dhimbje. Neve që kemi qenë në burgun e Jugosllavisë e dimë çka do të thotë me ta paraqitë fëmijën tënd e me u mendu nga vendi yt pa bërë asnjë hak”, ka thënë ai.

Zeka ka kujtuar edhe përvojën e tij personale me burgjet jugosllave, duke theksuar se dhjetë vjet burg në atë kohë nuk mund të krahasohen me atë që, sipas tij, po përjetojnë ish-krerët e UÇK-së.

“Dhjetë vite nëpër burgje të Jugosllavisë kanë qenë baraz me zero, se e ke ditë që në fillim se ka me të burgosë Serbia, e në burg e ke ditë pse je. Kjo është si me ra një rrufe në studio, brenda sekondave e me na djegë të gjithëve këtu”, ka deklaruar Zeka në “Politiko”.

Të ngjashme

Të fundit