Kryeprokurori i ri i shtetit, Zejnulla Gashi, sot do ta pranojnë detyrën e re nga ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të shtetit, Agron Qalaj, ka njoftuar zyra e këtij institucioni.
“Dorëzim-pranim i detyrës do të bëhen në objektin e zyrës së kryeprokurorit të shtetit, rr. ‘Luan Haradinaj’, Prishtinë”, thuhet në njoftim.
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, dje ka dekretuar Gashin, duke ia përshkruar edhe rolin që ai duhet ta ketë.
“Beteja kundër krimit të organizuar, korrupsionit, ndjekja e kriminelëve të luftës, dhunuesve dhe krimit të çfarëdo forme duhet të marrin përgjigje të prerë nga organi i akuzës”, ka shkruar dje Haxhiu.






