Duke folur për mënyrën se si motra e Mbretëreshës Camilla, Annabelle Elliott, dekoroi hapësirat private të çiftit mbretëror, tha: “Ajo ka folur pak në të kaluarën për shijen e mbretëreshës dhe faktin që Karli pëlqen detajet. Ai është shumë i interesuar për mobiljet. Dhe një herë në një intervistë ka treguar se nuk i pëlqejnë jorganët!”.
“Unë mendoj se ai është një burrë që dëshiron çarçafë dhe batanije tradicionale. Familjes mbretërore i pëlqejnë disa tradita”, shtoi redaktori mbretëror.
Ish-specialisti i tij i komunikimit Julian Payne konfirmoi gjithashtu se Karlit i pëlqejnë kushtet e ftohta, duke thënë për Sunday Times: “Mbreti i ka gjithmonë dritaret hapur”.