Këngëtarja 35-vjeçare publikoi disa fotografi, ndërsa në njërën prej tyre pozoi brenda makinës e veshur me një braletë të zezë dhe pantallona sportive të kuqe, duke ekspozuar barkun e saj të tonifikuar.
Në mesin e fotografive të publikuara, Rita ndau edhe një moment nga studioja e incizimit, ku po punon për albumin e saj të katërt.
Ajo gjithashtu festoi një tjetër arritje personale, pasi bëri të ditur se e kishte kaluar me sukses testin për patentë shofer.


Postimin e kompletoi me një selfie në ashensor dhe një fotografi më spontane të realizuar në tualet.
“Ka qenë një javë”, shkroi Rita krahas fotografive.
Në fillim të këtij muaji, këngëtarja kishte tërhequr vëmendjen edhe me disa fotografi verore, ku pozonte me bikini të vogla me xixa.
“Verë, të lutem mos ik ende”, kishte shkruar ajo krahas albumit me fotografi nga pushimet.
Në disa prej imazheve shfaqej edhe bashkëshorti i saj, regjisori Taika Waititi, 51 vjeç. Çifti u pa duke hipur së bashku në një avion privat, ndërsa Rita publikoi edhe momente nga mbrëmjet me miqtë dhe darkat romantike.


Fotografitë e reja vijnë pasi Rita Ora foli edhe një herë për thashethemet e vjetra se ajo ishte e ashtuquajtura “Becky with the good hair”, personazhi misterioz i përmendur në këngën “Sorry” të Beyoncé nga albumi i vitit 2016, “Lemonade”.
Spekulimet nisën pasi Rita u largua nga shtëpia diskografike e Jay-Z dhe nënshkroi kontratë të re me Atlantic Records.
Në të njëjtin vit, Beyoncé publikoi këngën “Sorry”, e cila përmbante referenca ndaj tradhtisë së pretenduar të bashkëshortit të saj, ndërsa fansat nisën të kërkonin identitetin e gruas së quajtur “Becky”.
Emri i Rita Orës shumë shpejt u përfshi në këto spekulime.
Situata u bë edhe më e bujshme pasi këngëtarja publikoi në Snapchat një fotografi me të brendshme me motive limoni dhe një varëse që dukej sikur kishte germën “J”. Më vonë, ajo u pa në një festë pas Met Gala duke mbajtur një distinktiv me mbishkrimin “Not Becky”.
Rita i ka mohuar vazhdimisht këto pretendime dhe së fundmi tha se do të dëshironte të dinte se kush e nisi gjithë historinë.
“Nuk e di kush e nisi gjithë dramën me Becky-n, por do të doja shumë ta zbuloja. Gjithmonë krijohet një përplasje mes grave dhe, në këtë rast, asnjëra prej nesh nuk kishte asgjë për të fituar”, tha ajo.

Më vonë gjatë vitit 2016, Rita dhe Beyoncé realizuan edhe një selfie së bashku, duke treguar se mes tyre nuk kishte ndonjë konflikt. Rita e shoqëroi fotografinë me mbishkrimin: “Family”.
Në një intervistë për The Times, Rita kujtoi gjithashtu se sa ndryshe funksiononin rrjetet sociale një dekadë më parë.
Ajo tha se në atë periudhë mund të vazhdoje jetën normalisht dhe të zgjoheshe një mëngjes duke zbuluar se i gjithë interneti po fliste për ty.
Duke iu referuar vendimit për t’u larguar nga labeli i Jay-Z, këngëtarja theksoi se nuk ka asgjë negative për të thënë për reperin, të cilin e konsideron një artist legjendar.
Megjithatë, sipas saj, ajo eksperiencë i mësoi se kur ndien se jeta po të çon në një drejtim që nuk e dëshiron, duhet të jesh gati të bësh ndryshimin.
Në vitin 2022, Rita foli për të njëjtën çështje edhe në intervistën me Louis Theroux, duke sqaruar historinë e të brendshmeve me motive limoni dhe varëses së famshme.
“Oh Zot, ishte vërtet rastësi. As që e mendova në atë mënyrë, betohem. Dhe nuk ishte germë J, ishte R. E kthyen fotografinë dhe dukej si J”, deklaroi ajo.
Rita sqaroi gjithashtu se të brendshmet me motive limoni nuk kishin asnjë lidhje me Beyoncé.
Sipas saj, ato ishin pjesë e një koleksioni që kishte dizajnuar në bashkëpunim me kompaninë e të brendshmeve Tezenis.
Këngëtarja tregoi gjithashtu se mikja e saj Katy Perry i kishte dhuruar me humor distinktivin ku shkruhej “Not Becky”.
Në albumin e vlerësuar “Lemonade”, Beyoncé bëri disa referenca për problemet në martesën e saj me Jay-Z, ndërsa kënga “Sorry” përfshinte vargun tashmë të famshëm për “Becky with the good hair”.
Megjithatë, Rita ka thënë se do të preferonte që mediat të fokusoheshin më shumë te muzika dhe karriera e saj sesa te jeta private.
Sipas saj, është zhgënjyese kur interesimi për jetën personale mbizotëron mbi arritjet profesionale.
Ajo kishte reaguar edhe në vitin 2016 ndaj spekulimeve, duke i cilësuar ato si mungesë respekti ndaj grave dhe duke theksuar se vëmendja duhet të qëndrojë te muzika.
Rita Ora vazhdon ndërkohë aktivitetin e saj në modë. Koleksioni i saj “Metallic Range”, i realizuar në bashkëpunim me Primark dhe i lansuar në nëntor 2024, përfshinte pantallona metalike dhe veshje të dizajnuara posaçërisht për sezonin festiv.






