4 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

Zbardhet dokumenti i Italisë, motra e Antonelës akuzohet se ka tentuar të vrasë ish-banorin e “Big Brother”

- Advertisement -

Motrat Antonela dhe Mariela Berisha u vunë në qendër të mediave javë më parë kur dhunuan modelen Klea Prenga në një nga restorantet e Tiranës. Ato u fshehën për muaj më radhë, ndërsa vetëm pak ditë më parë u kthyen nga Dubai për tu përballur me drejtësinë.

Klea Prenga ka shkruar se Mariela Berisha veç gjyqit me të, ka dhe një gjyq të hapur në Itali me një person të quajtur Arben Kasemi, administratori i faqes së Instagramit “Vipat e Bllokut”. Ky shtetas, i njohur dhe si Ben Kasemi, ka qenë banor i “Kafazit të Artë” dhe “Big Brother”.

Sipas dokumentit, Kasemi është personi i lënduar nga Mariela, ndërsa nën hetim është marrë edhe një person tjetër, Florian Berishaj. Ngjarja raportohet se ka ndodhur më 21 mars 2022, shkruan “Panorama”.

Mariela e ka dhunuar Arbenin, pas disa postimeve që ky i fundit kishte bërë në rrjetet sociale për të. Dhuna, në atë kohë nuk u bë publike, por Kasemi, e ka denoncuar në Itali Marielën, duke qenë se është shtetas rezident në vendin fqinj.

Në atë kohë edhe Antonela ka qenë e përfshirë në këtë konflikt të ashpër, por duket se ndaj saj nuk ka pasur një akuzë, duke qenë se në momentin e dhunës ajo nuk ka qenë prezente, por vetëm e motra dhe i afërmi i tyre. Klea ka shkruar se akuza që rëndon për Klean në Itali është “Tentativë Vrasje”, një akuzë kjo relativisht e rëndë.

Teksa gjyqi vijon në Itali, Mariela ka mundur që në gjyqin që ka në vendin tonë, të jetë në arrest shtëpie dhe jo në qeli. Ndërkohë që vetëm pak kohë më parë, gazeta “Panorama” mësoi se gjatë kohës së arratisë dy motrat kishin udhëtuar drejt Dubait. Persona të afërt me Antonelën dhe Marielën kanë bërë me dije, se pas ngjarjes në një nga lokalet e Tiranës, motrat janë larguar menjëherë, duke marrë me vete edhe djalin e vogël të Marielës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit