Zafir Berisha për aktgjykimin dënues në Hagë: Betejë e humbur e Kosovës dhe UÇK-së ndaj Serbisë dhe bashkëpunëtorëve të saj në Kosovë

- Advertisement -

Zafir Berisha ka mbetur i zhgënjyer nga dënimi i bashkëluftëtarëve me 81 vite burgim, nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Ish-komandanti i zonës së Vërrinit, në Brigadën 125, thotë se një dënim i tillë ishte i pritshëm, marrë parasysh kontekstin e formimit të gjykatës.

“Natyrisht e shoh një betejë të humbur të Kosovës dhe UÇK-së, karshi Serbisë, Rusisë dhe argatëve të tyre në Kosovë. Por sigurisht se lufta vazhdon, ne beteja kemi humbur 98-99’ën por luftën nuk e kemi dorëzu dhe rezultati i asaj lufte dhe rezistenca ka qenë 12 qershori i 1999-ës”, ka deklaruar ish-komandanti i zonës së Vërrinit, Zafir Berisha.

Madje, Berisha thotë se me të vendim mund të vihet në pikpyetje edhe shteti i Kosovës.

“Ky është hapi i parë i Serbisë drejt zhbërjes së Kosovës, sepse miliona euro që ka harxhuar ajo nuk ka pasë synimin për me i dënu vetëm katër persona, por për synim ka gjithë atë që kemi arritë bashkë me partnerët perëndimorë me vu në pikpyetje” , u shpreh tutje ish-komandanti i zonës së Vërrinit, Zafir Berisha.

Derisa vlerëson se Apeli nuk do të ketë shumë ndikim në uljen e këtij dënimi.

“Po e shoh që po e krahasojnë me Gotovinën që në Gjykatën e Apelit ka dalë i pafajshëm, mirëpo pas Gotovinës ka qëndru Kroacia, shteti me gjithë kapacitetet e saj, ndërsa pas tyre nuk qëndron askush…”, ka  thënë ish-komandanti i zonës së Vërrinit, Zafir Berisha.

Madje, sipas Berishës, edhe vet Bashkimi Evropian në reagimin e djeshëm, e përdori dënimin si një përpjekje për pajtim në rajon dhe ballkan.

Të ngjashme

Të fundit