Në aktgjykimin e shkallës së parë, të shpallur më 16 shtator nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, Kadri Veseli u dënua me 18 vjet burgim.
Përmes shkrimeve të tij, Klestor Veseli ka rrëfyer në detaje për orët para dhe gjatë shpalljes së vendimit. Ai ka treguar se natën para aktgjykimit e kishte kaluar pranë familjarëve të tij.
Duke folur për familjarët e katër ish-drejtuesve të UÇK-së, Veseli thekson se ata nuk janë frikësuar nga drejtësia, por nga politika.
“As unë, as familja ime, as familja e axhit Hashim, as ajo e bacës Jakup, e as ajo e axhës Rexhë nuk jemi frikësuar nga drejtësia, por nga politika”, shkruan ai, ndërsa shton se beson te procesi i apelit dhe se vendimi mund të korrigjohet.
“Përballë kësaj padrejtësie, ne vazhdojmë të besojmë në botën perendimore, vazhdojmë të besojmë se Apeli do e korrigjoj këtë vendim kaq të zhytur me politike dhe padrejtësi, komplet kundër vlerave që përfaqëson bota e perendimit”, vijon djali i Veselit.
Reagimi i plotë:













