15.7 C
New York
Tuesday, May 7, 2024

Buy now

Ymeri: Pozicionimi i Kurtit është fals, dialogu do të zgjasë së paku edhe 10 vjet

- Advertisement -

Opinionisiti Visar Ymeri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti bën analizë kur flet për çështjen e Asociacionit, që sipas tij është gabim, sepse analizë bëjnë analistët, e jo kryeministri.

“Ky pozicionim i Kurtit është fals, është inekzistent për sa kohë që nuk ndërmerr masa për me bo juridik, qëndrimin e tij politik, përndryshe është analizë e situatës. Një pjesë e konsiderueshme pra është analizë e situatës, Serbia nuk po e don këtë, po dakord çfarë e ki ndërmend me bo Albin…Analizë bëjmë ne, jo kryeministri. Ka pas situata absurde në politikën tonë. Pse po me vet mu a duhet të bëhet Asociacioni, kjo është përgjegjësi e këtij personi dhe partive në Kuvend”, ka thënë Ymeri në Debat Plus.

Ish-kryetari i VV-së tha se qytetarët janë të pa informuar për proceset ndodhura së fundi sa i përket arritjes ose jo të një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë.

Ai shtoi se një proces i tillë për të arritur drejt një marrëveshje mund të zgjasë së paku edhe dhjetë vjet.

“Kurti duhet me na tregu cilat janë të mirat që ia sjelli Kosovës në raport me dialogun me taktizimet e tij, Çka këna fituar na si Kosovë, A ka me përfunduar procesi në Mars, si do të përfundojë procesi… Ky proces ka me zgjatë dhjetë vjet së paku, ashtu siç po parashikohet. Na përgjigjet për gjitha pyetjet nuk mund ti japim në studio, na nuk jemi të informuar, nuk dimë asgjë për procesin”, ka vijuar Ymeri.

Visar Ymeri beson se Kurti nuk ka një qëndrim apo pozicionim kundërshtues karshi Asociacionit.

“Pozicioni kundërshtues i Kurtit si kryeministër karshi Asociacionit nuk ekziston. Dmth nuk është çështja e pranimit ose jo të marrëveshjes, përveç nëse pozicionohesh për mos pranim të marrëveshjes, por për sa kohë marrëveshja është në fuqi në Republikën e Kosovës e ajo është në fuqi prej vitit 2013 atëherë ti ki me marr masa për implementimin e saj ose jo. Mundesh me e përshpejtuar, me e ngadalësuar interpretimin ose mundesh me thon Serbia e ka shkelë këtë marrëveshje, nuk po e zbaton, rrjedhimisht as ne nuk e zbatojmë dhe e shfuqizojmë. Pra, nuk është pjesë e rendit kushtetuese. Ose si Thaçi që e ka pas një tjetër marrëveshje, me këmbim territoresh…”, ka theksuar Ymeri.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit