16.1 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Ish-inspektori i AKI-së: Serbia do të mundohet të pengojë marrëveshjen e normalizimit

- Advertisement -

Ish-inspektori i përgjithshëm i AKI-së, Burim Ramadani ka thënë se Serbia javët në vazhdim do të përpiqet të pengojë marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën.

Përmes një postimi në Twitter, Ramadani ka thënë se NATO dhe komuniteti ndërkombëtar nuk duhet të lejojnë një gjë të tillë.

“Javët e ardhshme, Serbia do të përpiqet të pengojë marrëveshjen e normalizimit. Do të përpiqet të fajësoj Kosovën. NATO dhe Komuniteti Ndërkombëtar duhet t’i bëjnë të qartë Vuçiqit se kjo nuk do të lejohet, asnjë veprim sigurie nuk duhet të injorohet”, ka shkruar Ramadani.

Ramadani ka thënë se Kosova do të punojë 24/7 me partnerët ndërkombëtarë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit