Modelja dhe aktorja italiane e filmave për të rritur, Raissa Bellini, ka tërhequr vëmendjen gjatë Kupës së Botës 2026, pasi është shfaqur në tribunat e stadiumit duke mbështetur kombëtaren e Shteteve të Bashkuara.
Bellini u pa e veshur me një reçipetë me ngjyrat dhe flamurin amerikan, ndërsa festonte së bashku me tifozët në shkallët e stadiumit. Ajo publikoi edhe një video në rrjetet sociale, ku shkroi: “Po e nisim fuqishëm”, duke treguar mbështetjen e saj për ekipin amerikan.
Modelja italiane kishte hedhur mbi supe edhe një shall të Kupës së Botës, ndërsa pamja e saj nuk kaloi pa u komentuar nga tifozët në rrjetet sociale.
Paraqitja e saj në stadium dhe postimet në rrjetet sociale kanë marrë reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët kanë komentuar si zgjedhjen e saj për të mbështetur SHBA-në, ashtu edhe paraqitjen që bëri gjatë ndeshjes.








