Arroganca e Pecit, fyen median lokale: Mu nuk më rrihet pa më sha këto media e Mitrovicës

- Advertisement -

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka fyer mediat lokale sot.

Gjatë seancës së Kuvendit Komunal, ai është treguar arrogant ndaj këtyre mediave.

Ai ka ftuar mediat lokale që të shkrijnë dhjetëra shkrime kundër të tij.

Në një moment, ai ka thënë se atij nuk i rrihet pa e “sha” këto media.

“Mos pritni që keni me pas buxhet që është i qytetarit të Mitrovicës, që e ka gjendjen jo të mirë ekonomike. Harroheni atë punë. Çdo ditë ka 20(lajme), ka 50 në ditë, bile-bile mu nuk më rrihet pa më sha ndonjë kësi mediumi të ashtuquajtura të Mitrovicës. Kështu që, unë iu inkurajoj me e përmbush normën, që u kanë edhe gjatë kohës se fushatës, që ka qenë 50 shkrime kundër meje, se s’po më rrihet”, ka thënë ai.

Të ngjashme

Të fundit