9.7 C
New York
Thursday, April 25, 2024

Buy now

Ylli i serialit “Friends” e penduar për ndërhyrjet estetike

- Advertisement -

Ndërhyrjet estetike janë kthyer në një trend të kohës. Shumë personazhe të botës së showbizz-it i nënshtrohen procesit të rimodelimit të fytyrës për t’u dukur sa më rinor.

Por, disa prejt tyre e teprojnë me përpjekjet e tyre për të ndalur kohën. I tillë është edhe rasti i aktores së serialit të njohur ‘Friends’ Courteney Cox e cila shprehet e penduar.

Ajo shpjegon se fillimisht ishte e lumtur me rezultatet e para nga ndërhyrjet estetike, por kuptoi më vonë se e gjitha kjo procedurë ishte e panevojshme.

“Ti nuk e kupton se po e tepron, kështu që vazhdon të bësh edhe më shumë ndërhyrje, sepse të duken normale.”

Aktorja ka folur edhe për ditëlindjen  e saj të  ardhshme në të cilën do të mbushë 60 vjeç.

 “Nuk ka asgjë të keqe të jesh 60 vjeç, por  thjesht nuk mund ta besoj. Koha kalon kaq shpejt.”

Kjo nuk është hera e parë që aktorja e nominuar për çmimet Emmy flet për problemet e saj me procedurat estetike dhe ndan me fansat sekretet e bukurisë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit