Real Madridi e mposhti me lehtësi 3-0 Racingun në udhëtim, por kjo ndeshje nuk kaloi pa polemika rreth vendimeve të gjyqtarëve.
Gazeta “Sport” raportoi se vendasit protestuan ashpër për dy situata.
E para ishte penalltia e akorduar pasi Mbappe u rrëzua brenda zonës së rreptësisë.
E dyta ishte penalltia e dhënë fillimisht për prekje me dorë nga Tchouameni, para se gjyqtari Munuera Montero ta rishikonte rastin përmes VAR-it dhe ta ndryshonte vendimin.
Më pas, “DAZN” transmetoi pamje ku shihej ylli i Real Madridit, Marc Cucurella, duke u tallur me gjyqtarin anësor që kishte sinjalizuar për penallti.
Për disa sekonda, mbrojtësi i krahut e shikoi gjyqtarin anësor, duke i drejtuar shenja ironike me gishtin e madh lart dhe me gishtat e tjerë, ndërsa përsëriste vazhdimisht fjalën “shkëlqyeshëm”, duke u tallur me atë që ai e konsideronte si një vendim të gabuar.
Pamjet u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale dhe e bënë Cucurellan objekt kritikash për mënyrën se si iu drejtua një zyrtari të ndeshjes.
Ky moment u bë një prej më të shpërndarëve nga një ndeshje e mbushur me protesta të lojtarëve dhe stafit teknik të Racingut.
Trajneri i vendasve, José Alberto, dha mendimin e tij në konferencën për media pas ndeshjes: “Nga këndvështrimi im, vendimi ishte i drejtë, duke marrë parasysh pamjet e penalltisë që fillimisht u akordua në favorin tonë dhe më pas u anulua. Por ajo që më bën më shumë përshtypje është fakti se nuk u rishikuan rastet e ngjashme te penalltia nga e cila erdhi goli i parë i Real Madridit”.
Që nga transferimi i tij nga Chelsea verën e kaluar, Cucurella është bërë një pjesë e pazëvendësueshme e Real Madridit në pozitën e mbrojtësit të majtë.
Atij iu desh pak kohë për ta arritur nivelin e tij më të mirë, por deri më tani ka regjistruar 14 paraqitje në të gjitha garat, nëntë prej tyre si titullar, ndërsa minutazhi i tij me klubin e ri po i afrohet shifrës prej 1.000 minutash.






