3.5 C
New York
Saturday, December 28, 2024

Buy now

Ylli e përmbys Pejën në “Karagaç”, Hadar fajëson referët dhe FBK-në

- Advertisement -

Ka përfunduar drama basketbollistike në palestrën Karagaç në Pejë.

Golden Eagle Ylli ka bërë mrekullinë, duke e përmbysur kundërshtarin në sekondat e fundit të takimit, për të triumfuar 79:80.

Terrell Brown ishte koshashënuesi më i mirë i kësaj përballje, me 33 pikë të realizuara, dy kërcime e po aq asistime.

Ky duel ishte i vlefshëm për javën e katërt të Procredit Superligës së Kosovës.

Ylli e nisi shumë mirë çerekun e parë, duke e fituar me rezultat 23:15, kurse Peja u kundërpërgjigj në të dytin 29:17, për të shkuar në pushim me shifrat e barabarta, 42:42.

Vendasit vazhduan njejtë edhe në fraksionin e tretë, të cilin e mbyllën 22:15, me rezultat të përgjithshëm 64:57.

Megjithatë suharekasit nuk u dorëzuan dhe bënë të pamundurën për t’u rikthyer në lojë, të cilën edhe e fituan krejt në fund me rezultat 80:79.

Përderisa trajneri i mysafirëve, Casey Owens, e vlerësoi ndeshjen si të fortë dhe u tregua i kënaqur me rezultatin, homologu i tij nuk foli për lojtarët e parketin, por lëshoi rrebesh kritikash ndaj gjyqtarëve.

Rami Hadar tha se dyshon që ka një agjendë nga Federata e Basketbollit të Kosovës kundër Pejës, gjë e cila sipas tij duhet të ndalet.

Kujtojmë që izraeliti është edhe trajner i kombëtarës së Kosovës, i zgjedhur pikërisht nga FBK-ja.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit