Juventus po përballet me një moment vendimtar të sezonit, pasi rrezikon pasoja të mëdha nëse dështon të sigurojë një vend në Champions League për edicionin e ardhshëm.
Sipas raportimeve të La Gazzetta dello Sport, “Zonja e Vjetër” aktualisht mban vendin e katërt në Serie A, vetëm një pikë para AS Romës, duke e bërë fundin e sezonit jashtëzakonisht të tensionuar.
Me vetëm tre ndeshje të mbetura, bardhezinjtë nuk kanë hapësirë për gabime dhe të leshojnë pikë në garën për një vend në elitën evropiane.
Përveç kësaj, si pasojë e mos prezencës në Champions League, emra të mëdha të klubit italian mund të largohen nga skuadra, e njëri ndër emrat e përmendur nga mediat italiane, është pikërisht ylli turk, Kenan Yildiz, për të cilën ka shprehur interesim gjiganti spanjoll, Real Madrid.
Yildiz konsiderohet si një nga shtyllat e projektit afatgjatë të Juventusit, por mund të sakrifikohet në rast të një krize financiare, pavarësisht se rinovoi kontratën kohëve të fundit.
Për Yildiz interesimi i vazhdueshëm nga Real Madridi, mund ta josh lojtarin dhe mund të vie deri në transferimin e tij drejt skuadrës spanjolle.
Performanca e tij këtë sezon, me 11 gola dhe 10 asistime, ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha evropiane.






