Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, ka dërguar një mesazh të fortë dhe plot besim përpara ndeshjes vendimtare të skuadrës së tij ndaj Atletico Madrid.
Në një deklaratë për mediat, talenti spanjoll premtoi se ekipi do të japë maksimumin në fushë, pavarësisht rezultatit.
“Shikoni, Ju premtoj se nëse eliminohemi nesër, do të jetë pasi të kemi luftuar deri në fund,” u shpreh Yamal.
Ai theksoi se intensiteti dhe përkushtimi nuk do të mungojnë në asnjë moment të ndeshjes.
“Nuk do të luajmë asnjë minutë pa bërë presion dhe pa vrapuar, do të japim gjithçka”, tha ai.
Megjithatë, 17-vjeçari mbetet optimist për një përmbysje të madhe, duke besuar se asgjë nuk ka përfunduar ende.
“Nuk ka mbaruar. Përmbysja është shumë e mundur dhe kjo është arsyeja pse jemi këtu”, ka thënë ai.






