Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin, ka vlerësuar edhe një herë rëndësinë e kapitenit Granit Xhaka, duke theksuar se mesfushori vazhdon të jetë figura kyçe e kombëtares, si brenda ashtu edhe jashtë fushës.
Duke folur për rolin e Xhakës, Yakin u shpreh se prania e tij në lojë është vendimtare për funksionimin e ekipit.
“Prania e tij, mënyra se si e dikton ritmin dhe e drejton lojën janë jashtëzakonisht të rëndësishme,” deklaroi trajneri zviceran.
Me këtë deklaratë, Yakin konfirmon edhe atë që shumë analistë dhe ish-lojtarë kanë theksuar prej kohësh, përfshirë edhe ish-mbrojtësin gjerman Robin Gosens, i cili ka folur me superlativa për ndikimin e Xhakës pas bisedave me ish-bashkëlojtarët e tij.
Për Yakinin nuk ka dilema: Granit Xhaka mbetet i pazëvendësueshëm, jo vetëm për cilësitë e tij si futbollist, por edhe për lidershipin që sjell në kombëtaren zvicerane






