Aktgjykimi ndaj katërshes së UÇK-së, Behrami: TURP për çdo shtet që e financojnë Gjykatën Speciale

- Advertisement -

Gjykata Speciale ka caktuar 16 shtatorin, datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Lidhur me këtë vendim, ka reaguar deputeti i zgjedhur i PDK-së, Artan Behrami, i cili përmes një postimi në Facebook ka theksuar se është në dorën e panelit gjyqësor nëse kjo do të shndërrohet në festë për drejtësinë apo në protestën e pandalshme kundër padrejtësisë.

“TURP për çdo shtet që e financojnë Gjykatën Speciale – këtë monstrum politik. Që 16 vjet hetime, që gjashtë vjet paraburgim.  Më 16 shtator, Prishtina dhe Haga duhet të bllokohen nga shqiptarët në pritje të vendimit”, ka shkruar ai.

Të ngjashme

Të fundit