19.3 C
New York
Sunday, May 4, 2025

Buy now

Xhiroja e 32-të: Sot luhen dy ndeshje tejet interesante, vëmendja te Drita-Llapi

- Advertisement -

Xhiroja e 32-të e Superligës përmbyllet sot me dy ndeshje jashtëzakonisht interesante.

Në Gjilan, do të përballet liderja e tabelës Drita dhe Llapi në orën 15:00.

Kjo lojë do të jetë goxha e rëndësishme për dyja skuadrat, si për atë të Zekirja Ramadanit si dhe atë të Tahir Batatinës.

Fitorja do të jetë jetike, si për skuadrën nga Gjilani që është në luftë për titull e po ashtu edhe për llapjanët që po synojnë mbijetesën në elitën e futbollit kosovar.

Drita aktualisht renditet e para me 66 pikë nëntë më shumë se kampioni aktual Ballkani, derisa Llapi është në vendin e tetë me 40 pikë.

Ndeshja tjetër, luhet mes Ferizajt dhe Suharekës.

Ferizajasit renditen të pestit me 45 pikë, kurse Suhareka është e parafundit në tabelë me 33 pikë.

Të ngjashme

Të fundit