-6.3 C
New York
Sunday, December 22, 2024

Buy now

Xhelal Sveçla: Serbia në panik, “shkolla ruse” për destabilizim të Kosovës po dështon

- Advertisement -

Sveçla ka thënë se Serbia po synon që të intensifikojë agresivitetin e luftës speciale kundër Kosovës duke kombinuar propagandën, operacionet subversive.

Ai tutje ka thënë se dështimet e njëpasnjëshme të përpjekjeve destabilizuese, kanë acaruar Vuçiq-in, dhe politikanët tjerë në Serbi.

Sveçla ka numëruar 9 dështime, që sipas tij ishin përpjekje të Serbisë për destabilizim.

Postimi i plotë:

SERBIA NË PANIK, “SHKOLLA RUSE” PËR DESTABILIZIM TË KOSOVËS DHE RAJONIT PO DËSHTON

Serbia po synon që të intensifikojë agresivitetin e luftës speciale kundër Kosovës duke kombinuar propagandën, operacionet subversive, ofensivën diplomatike përmes metodave të luftës hibride, sipas shkollës ruse.

Dështimet e njëpasnjëshme të përpjekjeve destabilizuese, kanë acaruar Vuçiq-in, Vuçeviçin, Vulinin, Radojçiq-in, të cilët të dëshpëruar, po synojnë ende që “shkollën ruse” për destabilizim, ta implementojnë në rajon.

Dështuan në:

1. Arritjen e qëllimeve politike përmes barrikadave në veri;

2. Sulmin paramilitar/terrorist në Banjskë;

3. Synimet për të nxitur trazira dhe konflikte në komunat në veri, përmes luftës hibride, lajmeve të rreme, inskenimeve dhe fushatave propaganduese;

4. Synimet për të mbrojtur grupet e strukturuara kriminale, për qëllime politike dhe financiare/pastrimin e parave, kultivimin e drogave, trafikimin e armëve;

5. Destabilizimin e Kosovës dhe rajonit përmes trafikimit masiv të armëve në komunat në veri të Kosovës;

6. Synimet e vazhdueshme për inskenim të incidenteve ndaj serbëve (në jug), për ta fajësuar Kosovën, përmes:

 Strukturave të sigurisë së Serbisë;

 Shfrytëzimit të individëve me orientim radikal (fetar); dhe

 Grupeve kriminale në rajon;

7. Fushatat e orkestruara për kinse ‘spastrimin etnik’, ‘krizën humanitare’, ‘sulmet ndaj serbëve’, kërcënimin nga ‘sundimi i ligjit dhe lëvizja e lirë’;

8. Presionet e vazhdueshme ndaj qytetarëve të Kosovës pa dallim, me theks të veçantë ndaj qytetarëve serb, përmes represionit të shtetit, strukturave të sigurisë dhe grupeve terroriste/kriminale;

9. Së fundmi, bllokimi i pikave kufitare përmes grupeve ekstremiste, radikale dhe terroriste, të sponsorizuara nga shteti.

Lista e dështimeve të tyre është e gjatë dhe do të vazhdojë të rritet, deri sa ta kuptojnë përfundimisht, që sovraniteti i Kosovës nuk mund të cënohet, orientimi Euro-Atlantik i rajonit, nuk ka kthim.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit