8.3 C
New York
Friday, March 29, 2024

Buy now

Xavi zbulon vendimin e Messit: Lëreni të qetë, ja kur do të zyrtarizohet gjithçka

- Advertisement -

“Javën e ardhshme do të merret një vendim përfundimtar në lidhje me të ardhmen e sulmuesit Lionel Messi. Duhet ta lëmë të qetë dhe të mos e shqetësojmë më për këtë çështje”, u shpreh trajneri i Barcelona, Xavi.

“Dyert e Barcelonës janë të hapura për të, janë gjithnjë të hapura”, shtoi më tej trajneri i ekipit “blaugrana” në lidhje me sulmuesin argjentinas, që pritet të lërë PSG këtë verë, kur dhe skadon kontrata.

“Do të jetë vetë Messi ai që do të marrë një vendim për transferimin, pasi ai do të vendosë për të ardhmen e tij. Ai e respekton PSG dhe dëshiron ta mbyllë sa më mirë sezonin aty”, tha më tej Xavi Hernandez, trajneri i Barcelona.

Në fund, për “Mundo Deportivo”, trajneri katalanas shprehet: “Të gjithë ne dëshirojmë që Leo të rikthehet të Barcelona. Ai është një lider natyral dhe do të prështatej shkëlqyeshëm me çdo rrethanë që do të krihohej”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit