14.3 C
New York
Friday, April 26, 2024

Buy now

Xavi për rikthimin e mundshëm të Messit: Është kërcim i fundit sikur Michael Jordan

- Advertisement -

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka konfirmuar se do të ishte i kënaqur me rikthimin e Lionel Messit në “Camp Nou”.

Nënpresidenti i katalunasve, Rafa Yuste njoftoi të premten se janë në bisedime me argjentinasin për një marrëveshje të mundshme.

Lidhur me këtë ka folur edhe Xavi Hernandez, i cili pranoi se bisedon shpesh me Messin dhe do të donte një ribashkim.

“Do të varet nga shumë gjëra. Ne jemi padyshim në mëshirën e Fairplayit financiar. Por mendoj se ajo nga e cila do të varet më shumë është nga dëshira e Messit. Ai e di se kjo është shtëpia e tij, se dyert janë të hapura dhe se ne do të ishim të lumtur ta kishim prapë”.

“Po, unë jam i dashuruar me Leon… Mos e keqinterpreto këtë… [qesh]”.

“E kam parë të rritet në klub, e njoh, e di madhësinë e tij si futbollist. Ai është shembullor në shumë aspekte”.

“Është normale që njerëzit janë të emocionuar. Është një kërcim i fundit si Michael Jordan”, deklaroi Xavi.

Ndërkohë, tani raportohet se ka shumë pesimizëm lidhur me rinovimin e mundshëm të Messit me PSG-në.

PSG dëshiron t’ia vazhdojë kontratën shtatë herë fituesit të Topit të Artë, por ky i fundit vazhdon të jetë në dyshime nëse do ta vazhdojë karrierën në Francë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit