Barcelona e ka fituar “El Classicon” kundër Real Madridit në kuadër të javës së 26-të në La Liga.
“Katalunasit” fituan 2:1 ndaj Real Madridit në stadiumin “Camp Nou” me golin e fitores të arritur në minutat shtesë.
Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandes është shprehur i kënaqur me skuadrën e tij pas triumfit të rëndësishëm ndaj “mbretërve”.
“Kemi dominuar, kemi krijuar më shumë shanse. Po largohem i kënaqur. Skuadra është zbrazur dhe ka punuar në mbrojtje dhe sulm. Është një fitore shumë e rëndësishme për ne. Mendoj se kemi qenë mirë”, tha Xavi pas ndeshjes, njofton Marca.
“Mendoj se kemi pasur më shumë kontroll. Ata kanë ditur të dalin nga presioni i lartë. Goli i anuluar vjen nga keqkuptimi ynë. Mendoj se kemi qenë superiorë në përgjithësi”.
“Kam pasur dyshime deri në momentin e fundit mes Sergi dhe Franck. Në fund doli shumë mirë sepse të dy shënuan”.
“Ne donim të bënim ndryshimin, pavarësisht nëse goli i tyre ia vlente apo jo”, përfundoi Xavi.
Barcelona tani ka 68 pikë në pozitën e parë, 11 më shumë se Real Madridi që është i dyti me 56 pikë.