Isco është bërë lojtari i parë në historinë e Ligës së Kampionëve që luan për pesë klube të ndryshme nga i njëjti shtet.
Ai më parë ka përfaqësuar Valencian, Malagën, Real Madridin dhe Sevillën.
Tashmë, me fanellën e Real Betisit, ai e ka shkruar historinë e tij.
Një rekord unik për futbollin spanjoll dhe për karrierën e ish-fituesit të kësaj gare.






