Ish-komandanti i UÇK-së, Shukri Buja, ka thënë se procesi në Hagë po rezulton i dëmshëm në shumë aspekte për Kosovën.
Ai përmendi edhe bllokadën politike si pasojë të gjykimit në Hagë, pasi sipas tij Kosovës po i mungojnë liderët e saj që do të arrinin marrëveshje politike.
“[Gjykata] o tregu se është e njëanshme dhe e kam pasë këtë qëndrim edhe ma herët, dhe po shihet se është shumë e dëmshme për Kosovën, jo vetëm për shkak të heqjes apo të largimit të liderëve tanë, po Kosova ka ngecë, s’po ka marrëveshje, s’po ka institucione, ata janë liderë të cilët kanë një bagazh të jashtëzakonshëm historik, kanë një përkrahje të jashtëzakonshme dhe kanë guximin politik për të hyrë në marrëveshje brenda shtetit të Kosovës për t’ i krijuar institucionet”, ka thënë Buja për Klanin.
“Marshi i sotëm besoj do të jetë një nga marshet më të mëdha që ka pasë Kosova sepse atje i kemi njerëzit të cilët janë simbole të luftës sonë çlirimtare e cila është e shenjtë për këtë popull






