Xavi Hernandez ka folur për kohën e tij si trajner i Barcelonës, duke këmbëngulur se koha e tij nuk ishte një dështim pavarësisht sfidave.
Trajneri spanjolle pranoi gabimet, por theksoi rolin e tij në zhvillimin e lojtarëve të rinj.
“Nëse shikoni rekordin tonë – dhe unë përfshij stafin tim stërvitor – është shumë pozitiv. Klubi ishte në një nga periudhat e tij më të këqija në histori, ndoshta edhe më keq se fillimi i mijëvjeçarit”, ka thënë fillimisht Xavi për France Football.
Ai pranoi se pritshmëritë ishin të larta dhe se lidhja e tij e thellë me Barcelonën e bëri punën më të vështirë.
“Ndoshta lidhja ime emocionale me klubin më lëndoi ndonjëherë, isha shumë emocional, por kjo ishte një përvojë e vërtetë mësimore për mua”.
Xavi gjithashtu reflektoi për zgjedhjet e tij taktike dhe sesi largimi i Sergio Busquets detyroi ndryshime.
“Kam bërë disa gabime në menaxhim. Largimi i Busquets na detyroi të ri-mendojmë stilin tonë të lojës. Zgjodha të luaja me një mesfushë prej tre lojtarësh sulmues, por nuk ishte gjithmonë opsioni më i mirë.”
“Përtej titujve, ndihem krenar që i kam besuar një brezi të ri si Fermin Lopez, Lamine Yamal, Pau Cubarsi dhe Alejandro Balde… Ata përfaqësojnë të ardhmen e klubit”, përfundoi trajneri spanjoll.