4.2 C
New York
Wednesday, April 2, 2025

Buy now

Xabi Alonso ka një kusht për ta marrë drejtimin e Real Madridit

- Advertisement -

Real Madridi pritet të bëj ndryshime në staf nga sezoni i ardhshëm.

Trajneri italian Carlo Ancelotti pritet të largohet nga Santiago Bernabeu dhe një legjendë e Realit pritet ta marrë drejtimin e klubit.

Real Madridi është seriozisht i interesuar për trajnerin e Bayer Leverkusenit, Xabi Alonso , raporton gazeta spanjolle El Gol Digital .

Sipas burimit, trajneri spanjoll është gati të marrë përsipër klubin mbretëror, por vetëm me kusht që “bardhët” të nënshkruajnë përkrah tij mesfushorin gjerman Florian Wirtz nga Bayer Leverkusen.

Në sezonin 2024/25, Wirtz luajti 39 ndeshje në nivel klubi, duke shënuar 15 gola dhe duke dhënë 13 asistime.

Por nuk do të jetë aspak e lehtë që të nënshkruhet me Wirtz, pasi Bayer Leverkuseni e vlerëson 150 milionë euro yllin e tyre.

Gjithashtu në garë për lojtarin janë edhe top klubet tjera evropiane si Bayern Munich, Man City e Arsenal. /Telegrafi/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit